Sport

Sport

Juventusi hyn në garë për Griezmannin

Publikuar më 05 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Juventusi raportohet se është duke planifikuar të bëjë një ofertë për yllin e Atletico Madridit, Antoine Griezmann.

Sipas gazetës "Tuttosport" kampioni italian është duke tentuar transferimin e francezit para Barcelonës dhe Manchester Unitedit, klube të cilat për një kohë të gjatë kanë shprehur interesim për të.

Gjatë muajve të fundit është raportuar se Barça ka mbajtur bisedime me Atleticon për transferimin e Griezmannit për 95 milionë euro, derisa Unitedi u tërhoq nga gara pasi transferoi Alexis Sanchezin nga Arsenali.