Sport

Sport

Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Reali

Publikuar më 07 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gareth Bale nuk e ka ndërmend të largohet nga Real Madridi gjatë kësaj vere. Uellsiani, edhe pse nuk ishte fare i kënaqur për arsye se u la në bankën e rezervistëve në Torino, megjithatë ka vendosur të qëndrojë, transmeton KTV.

Kështu i ka thënë 28-vjeçari njeriut më të afërm të tij, pasi ai ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2022.

Bale u transferua në Real në vitin 2013 dhe ka qenë i padiskutueshëm në formacionin bazë edhe në ndeshjet më të rëndësishme, por lëndimet e shpeshta kanë bërë që Isco ta zë vendin e tij.