Sport

Sport

Hazard kërkon që lojtarët e Chelseat të bëhen bashkë për të kaluar formën e dobët

Publikuar më 10 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli i Chelseat, Eden Hazard, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij të bashkohen dhe të harrojnë formën e dobët të cilën e kanë kaluar së fundmi.

"Blutë" kanë humbur katër herë në shtatë ndeshjet e fundit duke mbetur 13 pikë prapa pozitës së katërt që çon në "Champions".

Presioni po rritet në trajnerin Antonio Conte si rezultat, por Hazard ka kërkuar nga skuadra që "të punojnë së bashku" dhe të luftojnë për çdo pikë deri në fund të sezonit.

"Duhet të punojmë bashkë. Ka edhe gjashtë ndeshje deri në fund dhe duhet të japim gjithçka që të jemi në top-katërshe në fund të sezonit", është shprehur lojtari.