Sport

Sport

Rikthimet më të mëdha në Ligën e Kampionëve

Publikuar më 10 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Manchester City duhet të përmbysë një disavantazh prej tre golave të martën mbrëma nëse dëshiron të befasojë Liverpoolin dhe të arrijë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Pep Guardiolas ishte shkatërruar nga Liverpooli i Juergen Kloppit javën e kaluar në ndeshjen e parë çerekfinale, ku City pranoi tre gola brenda një periudhe 19 minutëshe në pjesën e parë të ndeshjes së luajtur në "Anfield Road".

Mirëpo, lajmi i mirë për Manchester Cityn është se ka raste në histori të futbollit për një rikthim të tillë në Ligën e Kampionëve. Ndonëse nuk kanë ndodhur aq shpesh.

Vetëm një herë është rikthyer një disavantazh prej katër golave, fitorja e famshme e Barcelonës ndaj Paris Saint-Germainit në 1/8 e finales stinorin e kaluar, ndërsa vetëm një skuadër tjetër ka arritur të përmbysë një disavantazh prej tri golave pas ndeshjes së parë.

Por, ka pasur nëntë raste kur një skuadër është kthyer nga disavantazhi prej dy golave nga ndeshja e parë dhe ka kaluar tutje. Manchester City duhet të fitojë me katër gola dallim nëse dëshiron kalimin në gjysmëfinale.

Më poshtë janë disa prej kthimeve me sensacionale në fazën nokaut të Ligës së Kampionëve..