Sport

Sport

Liverpooli prek gjysmëfinalen me fitoren ndaj Cityt

Publikuar më 11 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Liverpooli ka mposhtur Manchester Cityn edhe në ndeshjen e dytë, për të siguruar gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

"Të kuqtë" mposhtën "Qytetarët" me rezultat 2 me 1 dhe atë të përgjithshëm 5 me 1 për t'iu bashkuar Romës në gjysmëfinale, e cila mposhti Barcelonën 3 me 0 për të siguruar një vend në katërshen e fundit.

City nisi mirë takimin kur realizoi Gabriel Jesus, mirëpo Liverpooli në pjesën e dytë realizoi dy gola për të siguruar gjysmëfinalen. Ishte Mohamed Salah që u përkujdes për rezultatin 1 me 1 ndërsa Roberto Firmino pas një gabimi të mbrojtësit Nicolas Otamendi realizo për 2 me 1.