Sport

Sport

Lojtarët e Juves në tunel u kacafytën me lojtarët e Realit

Publikuar më 12 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ekipi i acaruar i Juventusit ishte gati që ta shfaqte frustrimin në lojtarët e Real Madridit pas eliminimit nga Liga e Kampionëve të mërkurën mbrëma.

Goal.com raporton se disa prej lojtarëve të dy ekipeve janë përfshirë në një zënkë në tunel pas përfundimit dramatik të takimit.

Gjithçka nisi me Giorgio Chiellinin i cili në tunel tha se lojtarët e Realit kanë blerë gjyqtarin, ndërsa bashkëlojtarët e tij vrapuan për t'u konfrontuar me lojtarët e Realit.

"Lojtarët e Juventusit ishin të nervozuar dhe tentuan që lojtarët e Realit të paguajnë për këtë", ka thënë një burim për Goal.com.

Sergio Ramos, i cili ishte i suspenduar për ndeshjen e mbrëmshme, ishte në tunel pas përplasjes dhe ndihmoi që të qetësohen lojtarët.