Sport

Sport

Lazio e Roma ndajnë pikët

Publikuar më 16 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lazio dhe Roma kanë ndarë pikët për të mbetur në të njëjtat plozione në ranglistën e Serisë A.

Ato kanë luajtur pa gola në derbin e së dielës mbrëma. Në ndeshje e tensionuar me shumë kartonë ka qenë ajo mes dy skuadrave që luftojnë direkt me njëra tjetrën për plasman më të mirë. Stefan Daniel Radu është ndëshkuar me dy të verdhë për t'u detyruar të lë lojën. Pos tij, me të verdhë janë ndëshkuar edhe Luiz Felipe e Lucas Leiva.

Pa të verdhë nuk kanë shpëtuar as romakët. Kevin Stroosman e Juan Jesus u ndëshkuan.

Të dy skuadrat kanë nga 61 pikë, e Roma zë vendin e tretë derisa Lazio të katërtin. Para tyre janë Juventusi që ka 84 pikë dhe Napoli me 78 pikë të grumbulluara.