Sport

Sport

Anderlechti transferon Abazajn

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Kristal Abazaj, sulmues krahu, ka nënshkruar kontratë trivjeçare me klubin prestigjioz belg, Anderlecht.

Futbollisti ka kaluar formë të jashtëzakonshme në këtë sezon. Ai ka realizuar nëntë gola për Luftëtarin e Shqipërisë në 28 ndeshje, ndërsa në janar u transferua te Skënderbeu, për të cilin klub nuk luajti fare.

Sipas mediave shqiptare, Abazaj kaloi te Skënderbeu në janar për 300 mijë euro, ndërsa tani tek Anderlechti është shitur për 750 mijë euro.

21-vjeçari në kontratën e tij ka edhe opsionin për zgjatje prej dy vjetësh.