Sport

Sport

Celta rrezikon të prishë serinë pa humbje të Barçës

Publikuar më 17 Prill 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Barcelona e Ernesto Valverdes vendosi rekord të La Ligas, pasi të shtunën regjistroi ndeshjen e 39-të pa humbje në elitën spanjolle, pasi mposhti Valencian. Mirëpo, Barça rrezikon të ndërpresë këtë seri të mirë të martën, kur skuadra të përballet në udhëtim me Celta Vigon.

Barcelonën të shtunën e pret një ndeshje e rëndësishme, ajo me Sevillan në finale të Kupës së Spanjës në Madrid dhe pasi ka luajtur me lojtarët më të mirë kundër Valencias, trajneri Valverde duhet të vendosë nëse do të pushojë lojtarët kyç kundër Celtas, shkruan Koha Ditore.

Valverde nuk ka bërë shumë rotacion, ku lojtarët kyç i ka aktivizuar në të gjitha ndeshjet e mëdha nëse ata kanë qenë në gjendje të mirë fizike, që ndoshta edhe ka kontribuar në eliminimin befasues në çerekfinale të Ligës së Kampionëve nga Roma, ku Barça humbi 3:0 në ndeshjen e kthimit duke lëshuar epërsinë 4:1 që kishte nga ndeshja e parë..