Sport

Sport

Lovren: Reali duhet t'i frikësohet Liverpoolit

Publikuar më 04 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mbrojtësi i Liverpoolit, Dejan Lovren ka insistuar se Real Madridi është ekipi që në finalen e Ligës së Kampionëve duhet të frikësohet.

"Të kuqtë" në finalen e 26 majit nuk shihen si favoritë, pasi përballen me Madridin që ka fituar garën në dy vjetët e fundit.

Mbrojtësi kroat ka thënë se Liverpooli nuk duhet të frikësohet nga kampioni aktual i Evropës, edhe pse ekipi i tij i dha shpresë Romës me disa gola të vonshëm të realizuar në dy ndeshjet e gjysmëfinales.

"Kanë besim. Por nuk i frikësohemi asaj, ne jemi të përqendruar në punën tonë", ka thënë Lovren në konferencën për media. "Pse duhet t'u frikësohemi? Ata duhet të na frikësohen neve. Ekipet më të mira jemi ne dhe Real Madridi. Të shohim se çfarë do të ndodhë.

"Është e pabesueshme [që kemi arritur deri këtu], diçka që çdo lojtarë ëndërron; është nder të luaj për Liverpoolin dhe të bëjmë diçka në finale".