Sport

Sport

Bellew pas fitores ndaj Hayes kërkon Furyn apo Wardin

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tony Bellew ia ka vënë syrin një përballjeje me Tyson Furyn apo Andre Wardin, pas fitores impresive me ndërprerje në raundin e pestë ndaj David Hayes.

Bellew 35-vjeçar e rrëzoi Hayen tri herë, duke shënuar fitoren e dytë në peshën e rëndë brenda 14 muajve përballë rivalit të tij të moçëm dhe bashkëkombasit Haye, shkruan BBC, transmeton "Koha Ditore". Meçi u zhvillua të shtunën në O2 Arena të Londrës.

Bellew ka thënë se do të përballej me ish-kampionin e botës në peshën e rëndë, britanikun Fury, por vetëm nëse meçi do të mbahej së shpejti. Bellew po ashtu ka thënë se amerikani Ward do të pëlqente një përballje me të, ndonëse është pensionuar.

"Ward mendon se mund të më mposhtë lehtësisht. Unë do ta nokautoj atë", ka thënë Bellew.

Ish-kampioni i botës në dy kategori të ndryshme, Haye 37-vjeçar nuk u paraqit në konferencë për media pas meçit.

Ward 34-vjeçar u pensionua në shtator me bilanc perfekt prej 32 fitoresh në po aq meçe dhe është vlerësuar si një prej boksierëve më të mirë në botë pasi ka fituar tituj bote në peshën super të mesme dhe atë gjysmë të rëndë.

Çdo përballje me Bellewin do të ishte në kategorinë kruzer dhe promotori i Bellewit, Eddie Hearn ka thënë se Ward është i interesuar për këtë përballje që do të mbahej në Britani.

"Shumë nga ju do të qeshni, por unë do të mposht Andre Wardin. Kam shkathtësi të tjera nga ato që ka parë ai në meçet e tij", ka thënë Bellew..