Sport

Sport

Warriors dhe Rockets shumë afër finales

Publikuar më 07 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dy ekipet më të mira të Perëndimit kanë triumfuar përsëri mbrëmë. Golden State Warriors është shumë afër finales së Konferencës së Perëndimit.

Kampionët në fuqi të NBA, triumfuan ndaj New Orleans Pelicans 118:92 dhe e çojnë në 3:1 avantazhin e serisë së gjysmëfinaleve.

Në këtë përballje të katërt, të zhvilluar në Smoothie King Center, më i miri ishte Kevin Durant me 38 pikë, 5 asistime dhe 9 kërcime, ndërsa Stephen Curry, që vetëm pak ditë më parë është kthyer nga lëndimi, shtoi 23 pikë të tjera. 2

Në krahun tjetër te Pelicans, ishte i përhershmi, Anthony Davis që realizoi 26 pikë por që nuk mjaftuan për ekipin vendas, që vështirë se mund të bëjnë mrekullinë, ku i duhet të fitojë tri ndeshjet e mbetura, me përballjen e radhës që do të zhvillohet në Oracle Arena.

Jemi mësuar që James Harden, të jetë përherë lider i Houston Rockets, por në përballjen e katërt të serisë dhe në të dytën radhazi në parketin e Utah Jazz , ishte Chris Paul, ai që udhëhoqi skuadrën e tij drejt fitores100:87, duke shënuar 27 pikë, 6 asistime dhe 12 kërcime. James Harden, ndihmoi skuadrën e tij me 24 pikë.

Tani, Rockets kanë epërsi prej 3:1, kurse ndeshja e radhës do të luhet në fushën e tyre në Toyota Center dhe një fitore u mjafton të shkojnë në finalen e Konferencës së Perëndimit.