Sport

Sport

Allegri: Forca e Juves është ruajtja e qetësisë

Publikuar më 14 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Massimiliano Allegri beson se suksesi i Juventusit erdhi si pasojë e ruajtjes së qetësisë dhe mosrënies pre e entuziazmit.

Në pjesën më të madhe të sezonit, Bianconerët ishin prapa pozitës së parë në tabelë, ndërsa vetëm para një muaji morën kryesimin.

Dhe pas barazimit të të dielës mbrëma ndaj Romës (0-0), Zonja e Vjetër u shpall kampion i Serie A, një javë para përfundimit të sezonit.

"Jam i kënaqur sepse lojtarët e mbyllën këtë kapitull dhe kemi një javë për të pushuar. Ka qenë shumë vështirë dhe duhet t'i japim komplimente Napolit, sepse e mbajtën presionin deri në fund dhe fituan ndaj Sampdorias".

"Ne angazhohemi shumë, por kur është momenti të festojmë pas katër viteve të jashtëzakonshme, atëherë duhet të festojmë të gjithë".

 

"Kjo është për të gjithë ata me të cilët punuam në fushën stërvitore, po ashtu tifozët, por protagonistë të vërtetë janë lojtarët".

"Mendoj se fuqia më e madhe është ruajtja e qetësisë në situata të caktuara. Objektivi final arrihet duke bërë hapa të vegjël kohë pas kohe. Nëse pushtohesh nga entuziazmi, atëherë do të dështosh pas tri ditësh", ka deklaruar Allegri për Mediaset Premium.