Sport

Sport

Low vazhdon me Gjermaninë

Publikuar më 15 Maj 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Low, ka vazhduar kontratën me kampionin e botës deri më 2022, ka konfirmuar presidenti i Federatës Gjermane të Futbollit, Reinhard Grindel.

Low është qe 12 vjet në krye të Gjermanisë dhe e udhëhoqi atë drejt triumfit në Botërorin e vitit 2014.

"Kjo është përgjegjësi e madhe që të vazhdoj të zhvilloj lojtarët", është shprehur 38-vjeçari. "Të punoj me më të mirët në Gjermani, t'i zhvilloj deh t'i bëj edhe më të mirë, të krijosh një skuadër me qëllimet më të larta, kjo më udhëheq përpara dhe më jep kënaqësi".

Low ka udhëhequr Gjermaninë në 160 ndeshje duke fituar 106 prej tyre.

Në Botërorin "Rusia 2018", Gjermania ka në Grupin F Meksikën, Suedinë dhe Korenë Jugore.