Sport

Sport

Mancini: Sikur Franca brenda një viti

Publikuar më 02 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Roberto Mancini beson se Italia mund të jetë në nivelin e Francës, apo afër atij niveli për një vit. Italia pësoi humbje me rezultat 3-1 në miqësoren ndaj Francës. Ishte kjo sfida e dytë për Mancinin si teknik kombëtares Azzure.

"Kjo mund të ndihmojë në fitim të përvojës. Askush nuk pëlqen që të humbasë, por ka pasur momente ku ne kemi pasur mundësi të bëjmë 2-2. Natyrisht se dallimi është i madh mes nesh dhe Francës për momentni".

"Ishte ndeshje krejt tjetër me atë ndaj Arabisë Saudite dhe lojtarët bënë mirë. Ndoshta gjëja me e mirë ishin lojtarët që debutuan në këtë takim".

"Franca është superiore me ne për momentin. Ne duhet që të punojmë shumë dhe të mësojmë prej tyre që t'u afrohemi", deklaroi Roberto Mancini.