Sport

Sport

Ajeti dhe Xhaka aksionarë të Llapit

Publikuar më 04 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Si duket sezoni i ardhshëm do të jetë një sezon i madh për skuadrën e Llapit. Ish trajneri i skuadrës, tanimë drejtor sportiv, Tahir Batatina paralajmëroi një merkato të çmendur për ekipin e tij.

Por kjo nuk është e tëra pasi që lajmet e mira për Llapin nuk marrin fund këtu. Tahir Batatina për KosovaPress konfirmoi se Afrim Ajeti dhe Ragip Xhaka do të jenë aksionarët e ri te skuadra e Llapit.

Ai tha se ata kanë shprehur dëshirën që të jenë pjesë e klubit tonë dhe kjo do të jetë një ndihmesë e madhe për Llapjanët që ti arrijmë synimet tona.

Ragip Xhaka është prind i Taulant dhe Granit Xhakës, ndërsa Afrim Ajeti i Arlind Ajetit.