Sport

Sport

Volejbollistet e mbyllin ashtu si e nisën, me humbje të thellë

Publikuar më 07 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Volejbollistet e Kosovës edhe në ndeshjen e fundit në kuadër të Ligës Evropiane kanë bërë fare pak rezistencë, shkruan sot Koha Ditore.

Të mërkurën pasdite në qytetin estonez Rakvere, ato u mposhtën nga volejbollistet e Estonisë me rezultatin 3:0 në sete. Në setin e parë morën 15 pikë, në të dytin vetëm tetë pikë, ndërsa i treti përfundoi me rezultat 25:17 në të mirë të estonezeve. Gjithsej loja zgjati 62 minuta.

Për përfaqësuesen e Kosovës në volejboll (femrat) kjo ishte paraqitja e parë në Silver European League, që është niveli i dytë i Ligës Evropiane. Dhe doli të jetë nivel shumë i lartë.

Kosova i ka humbur të gjitha gjashtë ndeshjet në grupin A dhe ka përfunduar e fundit pas Estonisë, Suedisë e Zvicrës.