Sport

Sport

De Biasi e kujton me mall Vokrrin: E pabesueshme që nuk je më fizikisht mes nesh

Publikuar më 10 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ikja nga jeta e Fadil Vokrrit ka tronditur gjithë opinionin sportiv.

Nga shtëpitë më të mëdha të futbollit evropian dhe botëror UEFA dhe FIFA deri te shumë trajnerë e president të federatave kanë dërguar telegrame ngushëllimi për Vokrrin.

I pabesueshëm lajmi për vdekjen e Vokrrit ka qenë edhe për ish-trajnerin e Shqipërisë, Gianni De Biasi.

Italiani ka kujtuar se vetëm pak ditë më parë qëndruan së bashku me Vokrrin në Zurich.

"Me dhimbjen më të madhe po përjetoj edhe lajmin për ndarjen e parakohshme nga jeta të mikut tim Fadil Vokrri, presidentit të Federatës së Kosovës në futboll".

"Vetëm pak ditë më parë u takuam në Zurich dhe pamë ndeshjen bashkë. Me duket e pabesueshme që ai nuk është më fizikisht mes nesh".

"Me respektin më të madh i përcjell familjes, miqve dhe të afërmve ngushëllimet e mia më të sinqerta. Lamtumirë Fadil. U prehsh në paqe", ka shkruar De Biasi.