Sport

Sport

Salah paraqitet, por nuk stërvitet me skuadrën

Publikuar më 11 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Ylli egjiptian Mohamed Salah është paraqitur me pjesën tjetër të skuadrës së Egjiptit në seancën e fundit stërvitore në Kajro para nisjes për në Rusi të dielën, ku përfaqësuesja do të marrë pjesë për herë të parë në Kupën e Botës në 28 vjet.

Salah 25-vjeçar nuk ka luajtur që nga lëndimi i shpatullës në finale të Ligës së Kampionëve, të cilën e humbi Liverpooli nga Real Madridi me shifrat 3:1, më 26 maj, shkruan sot "Koha Ditore".

Paraqitja e tij në ndeshjen e parë të Egjiptit në Grupin A kundër Uruguait të premten është në dyshim.

Salah ka kaluar të dielën rreth 45 minuta duke ecur rreth fushës në stadiumin nacional në Kajro në prani të rreth 2000 shikuesve, por nuk ka stërvitur me pjesën tjetër të skuadrës.

Egjipti më pas është nisur për në bazën në Grozny, ku do të qëndrojë gjatë Botërorit.