Sport

Sport

Wilder pranon kushtet e Joshuas, përballja e madhe mes tyre do ndodh në vitin 2018

Publikuar më 12 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Përballja më e madhe në boks për pesha të rënda për t'u bërë kampion i unifikuar është një hap afër për t'u bërë realitet në vitin 2018. I pamposhturi në WBC, Deontay Wilder, e ka pranuar ofertën nga promoteri i Anthony Joshuas, Eddie Hearn.

Wilder në 40 meçe nuk ka asnjë humbje, ndërsa 39 fitore i ka me nokaut e ka konfirmuar lajmin në rrjetet sociale.

Por, e gjitha kjo është konfirmuar edhe nga menaxheri i amerikanit, Shelly Finkel.

"Jemi pajtuar me kushtet që Eddie na ka ofruar për një meç në Britani të Madhe".

"Deonatay ka pranuar përballjen ne Britani të Madhe dhe të dielën i ka dërguar email Joashuas, ndërsa unë sot Barry Hearn dhe Eddie. I kamë thënë se pranojmë meçin me kushtet e tyre dhe kështu munden të na dërgojnë kontratën", ka thënë Finkel për ESPN.

Besohet se palët janë pajtuar që të ketë ri-meç në Shtetet e Bashkuara të Amerikës pavarësisht se kush fiton në përballjen e parë të tyre.