Sport

Sport

Gjermania përballet me "mision të pamundur"

Publikuar më 12 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Asnjë përfaqësuese nuk ia ka dalë të mbrojë titullin në Kupën e Botës në futboll, që kur Brazili i Peles e mposhti Çekosllovakinë në finalen e botërorit të vitit 1962, për të përsëritur triumfin e vitit 1958.

Kampionët në fuqi janë përshëndetur në fazën e grupeve në botërorët e vitit 2010 dhe 2014, por përzgjedhësi i Gjermanisë, Joachim Loew, është i bindur se kjo nuk do të ndodhë me gjermanët, shkruan Koha Ditore.

A përballen vërtet kampionët e botës nga viti 2014 me një mision të pamundur? "FIFA.com" shikon prapa për fatin e kampionëve nga viti 1966 e tutje.

1966 - Brazili

Me Pelen në përbërje dhe me dy tituj nga dy botërorët e kaluar, Brazili pa asnjë dyshim vlerësohej ekipi që duhej mposhtur para botërorit të mbajtur në Angli. Lojtari yll i Brazilit u lëndua në ndeshjen e parë që u fitua 2:0 ndaj Bullgarisë. Por pas disfatave 3:1 nga Hungaria dhe nga Portugalia e Eusebios, amerikanojugorët dështuan që të kalojnë grupin...

 

Lajmet e fundit