Sport

Sport

Gjermanët tregojnë fytyra të guximshme pas eliminimit zhgënjyes

Publikuar më 29 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gjermanët filluan të përshtaten në një botë të re të enjten, duke hequr çdo ide se turpërimi shokues në Kupën e Botës në futboll, që përkon me një moment të rrallë të paqëndrueshmërisë politike, është simptomatik për rënien nacionale.

Gazetat gjermane kanë lidhur fatet e seleksionuesit të Gjermanisë, Joachim Loew, me atë të kancelares gjermane, Angela Merkel, e cila pas 12 vjet e gjysmë që dukej e papushtueshme, po lufton për mbijetesën e saj politike për shkak të një mosmarrëveshjeje me aleatët bavarezë në lidhje me emigracionin.

Pos humbjes të së mërkurës nga Koreja e Jugut që ka eliminuar Gjermaninë nga Botërori në raundin e parë, për herë të parë në 80 vjet, gjermanët po ashtu janë të shtangur me rrëmujën në industrinë e saj krenare të automobilave për skandalin e mashtrimit në emetim të gazrave. Kjo kulmoi më herët këtë muaj me arrestimin e shefit të Audisë, Rubert Stadler.