Sport

Sport

Vendimi për të mos ftuar Ibrahimoviqin po i shpaguhet Suedisë

Publikuar më 30 Qershor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pak lojtarë kanë pasur rol vendimtar në ekipet e tyre kombëtare siç ka pasur Zlatan Ibrahimoviqi te Përfaqësuesja e Suedisë.

Sulmuesi i gjatë ka shënuar 62 gola në 116 ndeshje për Suedinë për t'u shndërruar në golashënuesin më të mirë të të gjitha kohërave. Ai gjithashtu bëri karrierë të madhe me klubet më të mira në Evropë, duke fituar trofe në Holandë, Itali, Spanjë, Francë dhe Angli, transmeton Koha Ditore.

Ibrahimoviq, që aktualisht është pjesë e ekipit amerikan, Los Angeles Galaxy, njoftoi tërheqjen e tij nga përfaqësuesja pas eliminimit zhgënjyes të Suedisë në "Euro 2016". Por kur Suedia u kualifikua në botërorin "Rusia 2018" për herë të parë pas vitit 2006, kishte përpjekje të lojtarit të kthehej. Bëri presion të madh përmes mediave, por dyer nuk iu hapen.

Ai mbetët idhull për çdo suedez dhe së fundi mesfushori Emil Forsberg, ka thënë se Suedia do të ishte ekip shumë më i mirë në Rusi nëse do ta kishte Ibrahimoviqin. Por kështu nuk ka menduar dhe nuk mendon seleksionuesi Janne Andersson që mori drejtimin e ekipit pas "Euro 2016", pra pas largimit të Ibrahimoviqit.