Sport

Sport

Juventusi dhe agjenti Mendes po punojnë për ta transferuar Cristiano Ronaldon

Publikuar më 01 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Tuttosport pohon se Juventusi dhe agjenti Jorge Mendes janë duke punuar zellshëm për transferimin tronditës të Cristiano Ronaldos në Torino.

Ky spekulim është lajmi kryesor në ballinën e gazetës italiane për ditën e diele, transmeton Gazeta Express.

Sipas së përditshmes italiane, agjenti i Ronaldos, Mendes, punoi për ta sjellë portugezin Joao Cancelo në Juventus, e cila u arrit dhe finalizua me sukses për 40 milionë euro javën që shkoi, duke i dhënë fund mosmarrëveshjes 11-vjeçare me hierarkinë e Juves.

Me marrëdhëniet e Mendes dhe drejtuesve të Juves të ndrequra tashmë dhe Cristiano Ronaldon në kërkim të sfidave të reja pas triumfit në Ligën e Kampionëve tri sezone më radhë, "Zonja e Vjetër" do të ishte një aventurë e re për portugezin.

Pas fitimit të shtatë titujve me radhë në Serie A, Juventusi tani përqendrimin e ka në Ligën e Kampionëve, ku nuk ka fituar që 23 vite.