Sport

Sport

Brazil - Meksikë, formacionet zyrtare

Publikuar më 02 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Stadiumi "Cosmos Arena" në Samara do të presë ndeshjen e 1/8-ve të Kupës së Botës mes Brazilit dhe Meksikës.

Këto dy skuadra kanë një histori të pasur në Kupën e Botës, me përballjen e fundit që ka qenë katër vite më parë në Fortaleza, me ndeshjen që është mbyllur 0-0.

Ky rezultat ka pak mundësi të përsëritet këtë herë, duke parë se në tetë nga nëntë përballjet e fundit mes tyre është realizuar të paktën një gol.

Trajnerët e të dy skuadrave kërkojnë kalimin në çerekfinale kështu në 11shet startuese kanë futur lojtarët më të fortë të tyre, por një mungesë e madhe për Brazilin do të jetë Marcelo i cili nuk do të nis ndeshjen nga fillimi.

Këto janë formacionet zyrtare:

Brazil: Alisson; Fagner, Silva, Miranda, Filipe; Paulinho, Casemiro, Coutinho; Willian, Gabriel Jesus, Neymar.

Meksika: Ochoa, Edson, Ayala, Salcedo, Gallardo, Rafa, Herrera, Guardado, Vela, Lozano, Chicharito.

Image