Sport

Sport

Real Madrid mohon lajmin se ka ofruar 310 milionë euro për Neymarin

Publikuar më 03 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Real Madrid i ka ofruar PSG rreth 310 milionë euro për shërbimet e yllit brazilian, Neymar Jr. Ky është lajmi që ka qarkulluar në televizionin publik spanjoll, TVE, i cili është bazuar në burimet brenda klubit madridlen.

Por, ka qenë i menjëhershëm reagimi i klubit spanjoll përmes një deklarate për media që demanton lajmin rreth transferimit të sulmuesit të ekipit francez.

"Duke pasur parasysh informatat e lëshuara sonte nga TVE mbi një ofertë të supozuar të Real Madridit për Neymarin, Real Madrid CF konfirmon se ky informacion është tërësisht i rremë".

"Real Madrid nuk ka bërë ndonjë ofertë zyrtare në drejtim të PSG-së apo lojtarit. Real Madrid është i befasuar që televizioni publik spanjoll ka qenë në gjendje të transmetojë informacion absolutisht të rremë pa na kontaktuar ndonjërën nga palët e përfshira në mënyrë që të mos përgënjeshtrohet informacioni", shkruan në njoftimin e madrilenëve.

Theksojmë se TVE kishte transmetuar lajmin se Los Blancos kishin arritur marrëveshje shtatëvjeçare me lojtarin për një pagë vjetore prej 45 milionë eurove.

Ndryshe, Reali po mundohet të gjejë një zëvendësim të Cristiano Ronaldos, i cili gjithnjë e më afër është kalimit te Juventusi.