Sport

Sport

E ardhmja e Suedisë e ndritur, me gjithë eliminimin

Publikuar më 09 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Performanca e guximshme e Suedisë në Rusi, që përfundoi me humbje 2:0 ndaj Anglisë në çerekfinale, jep indikacione për një të ardhme të ndritshme për skuadrën e Jane Anderssonit.

Zhgënjimet e kaluara në Kupën e Botës u fshin, ndërsa Suedia largoi disa nga emrat e mëdhenj dhe mbijetoi dukshëm më gjatë se që është pritur, me një mbrojtje të fortë dhe me aftësi për të ndëshkuar gabimet e skuadrave më të mira në letër, shkruan Reuters, transmeton "Koha Ditore".

Kaloi Holandën në eliminatore në grup dhe mposhti Italinë në barazh për të arritur në Kupën e Botës. Më pas përfundoi e para në grup në botërorin "Rusia 2018", ku kampionia e Botërorit të kaluar, Gjermania, përfundoi e fundit. Në 1/8 e finales eliminoi Zvicrën.

Ndonëse përkushtimi, organizimi dhe guximi kanë qenë për t'u admiruar, suedezët kanë fituar pak tifozë për stilin e lojës që ishte defensiv dhe me kundërzbritje, por që u tregua mjaft efikas.

"Ne kemi bërë shumë mirë që kemi arritur kaq larg. Jemi përballur me kundërshtarë të vështirë në çdo ndeshje, por thjesht nuk bëmë mjaftueshëm ndaj Anglisë. Unë i kam mbledhur lojtarët në fushë pas ndeshjes dhe u kam thënë se kemi pasur një turne shumë të mirë", ka deklaruar seleksionuesi Andersson.

Ndonëse Andersson shpejt e heshti diskutimin para turneut nëse Zlatan Ibrahimoviq do të bindet të kthehet në Përfaqësuese, asaj do t'i kishte kryer mjaft punë një golashënues si Ibra, pasi sulmuesve suedezë u mungoi saktësia.

Sulmuesit titullar Ola Toivonen dhe Marcus Berg punuan fortë në sistemin defensiv të Suedisë, por konkretizimet e tyre, veçanërisht me dështimet ndaj Anglisë, lënë për të dëshiruar.