Sport

Sport

Gomes, dy muaj jashtë fushës

Publikuar më 30 Korrik 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Mesfushori i Barcelonës, Andre Gomes, do të pauzojë për dy muaj pas lëndimit që pësoi në ndeshjen miqësore ndaj Tottenhamit në kuadër të "International Champions Cup".

Lajmi është konfirmuar të dielën nga Barcelona, një ditë pas ndeshjes me Tottenhamin. Gomes ishte titullar, por u detyrua të largohej gjatë pjesëlojës së parë shkaku i lëndimit, transmeton "Koha Ditore".

24-vjeçari pritet të largohet nga Barça gjatë kësaj vere, por lëndimi do t'ia vështirësojë punët. Ai nuk pritet të jetë i gatshëm deri në fund të muajit shtator.

Ndërkohë, në të njëjtën ndeshje te Barcelona u lëndua edhe mesfushori Denis Suarez, i cili do të mungojë për dy javë, por pritet të jetë i gatshëm për edicionin 2018/19.