Sport

Sport

Barcelona i bashkohet garës për Vidalin

Publikuar më 02 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Klubi i madh spanjoll, Barcelona, është bashkuar në garën për të fituar shërbimet e mesfushorit të Bayern Munichut, Arturo Vidal.

Blaugranët dëshirojnë më shumë opsione në mesin e fushës, pas largimit të Andres Iniestas dhe Paulinhos.

Sipas mediumit Mundo Deportivo, gjiganti katalunas  i është bashkuar Interit në garë për të nënshkruar me Vidalin nga Bayern Munichu.

Ishte thënë se Interi kishte një marrëveshje për kilianin, por interesi nga Barça vjen pasi Paulinho u largua nga klubi Camp Nou në favor të një rikthimi në Guangzhou Evergrande.

Pa marrë parasysh se ku përfundon Vidali, tani 31-vjeçar, Bayern pres të fitojnë të paktën 30 milionë euro nga shitja e tij.

Kjo shifër do të ishte pesë milionë euro më pak se ajo që ata paguan për atë në vitin 2015.

Megjithatë, mediat italiane raportojnë për një marrëveshje të Interit për shifra më të vogla se kjo, e cila sillet rreth 20 milionë euro.

Gjatë ditës u raportua se në garë është inkuadruar edhe gjiganti anglez, Manchester United.