Sport

Sport

Bonucci i lumtur me rikthimin në "shtëpi"

Publikuar më 03 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Leonardo Bonucci e ka quajtur Juventusin "shtëpia ime" pas rikthimit nga Milani, 12 muaj nga largimi.

Në verën e vitit të kaluar ai i dha fund gjashtë sezoneve te Juve, duke u transferuar te Milani, por italiani sot u zyrtarizua me rikthim kur u shkëmbye me Mattia Caldaran.

"Ishte e vështirë ta imagjinoja se kjo do të ndodhte, por është fantastike që kjo ndodhi", ka thënë Bonucci.

"Jam i lumtur. Torino dhe Juventusi është shtëpia ime dhe jam i lumtur që u ktheva", ka thënë mbrojtësi.

Do të mbetet të shihet reagimi i fansave të Juventusit që sot disa prej tyre e mirëpritën dhe disa të tjerë e vërshëllyen.