Sport

Sport

Arsenali refuzon huazimin e Mustafit në Galatasaray

Publikuar më 03 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Drejtuesit e Galatasrayt kanë kërkuar të huazojnë mbrojtësin Shkodran Mustafi nga Arsenali, por janë refuzuar.

Mediumet e Anglisë raportojnë të enjten se Arsenali është i gatshëm vetëm ta shesë mbrojtësin shqiptar, assesi ta huazojë diku, përcjell Koha Ditore.

"Arsenali preferon ta shesë Mustafin dhe për këtë arsye ka refuzuar ofertën e Galatasarayt. Raportohet se Juventusi është duke u interesuar dhe është i gatshëm ta blejë Mustafin për 25 milionë euro. Arsenali nuk u nda i kënaqur me paraqitjet e Mustafit në edicionin e kaluar dhe gjasat janë që gjatë javës së ardhshme të largohet nga klubi anglez", ka shkruar "tribalfootball.com".

Mustafi 26-vjeçar me Arsenalin ka kontratë deri në verën e vitit 2021. Tek Arsenali u transferua dy vjet më parë. Karrierë ka bërë edhe te Sampdoria.