Sport

Sport

Edhe Gomezi i jep lamtumirën Gjermanisë

Publikuar më 06 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas Mesut Ozilit, tashmë kombëtarja e Gjermanisë nuk do të ketë më as veteranin Mario Gomez, i cili nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka bërë të ditur largimin nga përfaqësuesja.

"E kam pasur për nder të luaja me Gjermaninë në Kampionatin Europian dhe Botëror, kam realizuar një ëndërr. Është koha për t'u lënë hapësirën të rinjve të talentuar, që edhe ata të mund të realizojnë ëndrrën", ka shkruar ai.

Gjithsesi, në rreshtat e fundit të postimit të tij, Gomez e lë të hapur mundësinë e rikthimit, sigurisht vetëm nëse Low do të mendojë se ndihma e tij është e domosdoshme.

"Do të kthehesha vetëm nëse do të ndihesha gati dhe trajneri do të kishte vërtet nevojë për mua. Gjithsesi është koha për t'i përshëndetur, dashuria ime për Gjermaninë është e pamatë", ka thënë ai, transmeton tch

33-vjeçari, pjesë e Shtutgartit në Bundesligë, ka qenë pjesë e "Pancerave" që nga viti 2007, duke regjistruar 77 ndeshje dhe 31 gola.

 

 

Lajmet e fundit