Sport

Sport

Shkëlqejnë Bale dhe Asensio, Reali triumfon kundër Romës

Publikuar më 08 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Real Madrid ka arritur edhe një fitore në kuadër të International Champions Cup.

Madrilenët kanë triumfuar para shikuesve në stadiumin MetLife kundër Romës me rezultat 2-1.

Los Blancos e nisi më mirë lojën dhe si rezultat i kësaj erdhi edhe goli i parë në këtë takim me karakter miqësor.

Ishte Marco Asensio që i solli epërsinë mbretërve në minutën e dytë të ndeshjes pas një asistimi të Gareth Bale.

Ky i fundit u regjistrua në listën e realizatorëve në minutën e 15, kur shënoi gol pas një pasimi të saktë të Dani Carvajalit.

Në vazhdim të ndeshjes Julen Lopetegui dhe Eusebio di Francesco më shumë provuan skenat e tyre taktike.

Ata shfrytëzuan rastin të bënin shumë ndërrime të lojtarëve, ku së bashku bënë 21 zëvendësime

Te dyja ekipet në 45 minutshin e dytë të ndeshjes patën disa raste, por që në fund u shënua vetëm një gol.

Kevin Strootman vulosi rezultatin përfundimtar 2-1 pasi realizoi golin e parë dhe të vetëm të romakëve në të 83 minutë, kur mori një pasim të saktë nga ana e Patrick Schick.

Pas kësaj, Reali deri më tani ka gjashtë pikë në këtë turne gjersa Roma tre sosh.