Sport

Sport

Napoli zyrtarizon Malcuitin

Publikuar më 09 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Shtohet konkurrenca për Elseid Hysajn në krahun e djathtë të mbrojtjes te Napoli.

Kjo për shkak se Napoli ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit, Kevin Malcuit.

Mbrojtësi i djathtë, ka nënshkruar kontratën që e lidh me klubin napolitan për katër vitet e ardhshme, me opsion rinovimin edhe për një vit tjetër.

27-vjeçari do t'i kushtojë Napolit 13 milionë euro, shifër në të cilën përfshihen edhe bonuset.

Ish-lojtari i Lille, do të zërë vendin e të larguarit Christian Maggio, ndërsa Elseid Hysaj do të ketë një rival për vendin e titullarit, edhe pse praktikisht duket e pamundur që blerja e re e Napolit t'i marrë vendin reprezentuesit shqiptar.