Sport

Sport

Prishtina në bisedime për të kthyer Berishën

Publikuar më 10 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Dardan Berisha mund të rikthehet në Superligën e Kosovës në basketboll.

Interesim për basketbollistin pejan ka shprehur ish-skuadra e tij Sigal Prishtina.

Burimet e Sportit në KTV, pranë klubit "bardhekaltër" bëjnë të ditur se drejtuesit e klubit kanë nisur bisedimet me Berishën, për një rikthim të mundshëm në kryeqytetet.

Përveç Prishtinës, interesim për 29-vjeçarin kanë shprehur edhe skuadra të njohura evropiane pas paraqitjeve fantastike në kampionatin çek.

Dardani edicionin që lamë pas u aktivua te skuadra Nymburk me të cilën skuadër fitoi titullin e kampionit dhe Kupën e shtetit.