Sport

Sport

Ramos: Pse të mos e fitojmë për të katërtën herë rresht?

Publikuar më 31 Gusht 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Superylli i Real Madridit, Sergio Ramos, beson se klubi i tij mund të befasojë të gjithë - për të katërtën herë.

Mbretërit kanë një short interesant ku skuadra më e vështirë për t'u përballur është Roma.

Ramos tashmë e ka çuar mendjen larg, duke planifikuar një triumf të katërt në këtë garë.

"Liga e Kampionëve është gjithmonë një garë e veçantë, dhe sezonin e kaluar ne ishim në gjendje që këtë t'ua kujtojmë njerëzve se kush jemi duke e fituar trofeun".

"Ne e kemi fituar tri herë rresht, kështu që pse nuk mund ta fitojmë katër herë rresht?".

"Gjithmonë duhet të ëndërrosh, që të aspirosh të arritura dhe të besosh në ekip. Kjo është ajo që ne bëjmë dhe ne duam të jemi një prej ndriçuesve më të mëdhenj të kësaj gare", deklaroi Ramos.

Reali do të nisë aventurën ndaj Romës më 19 shtator në ora 21:00 në Santiago Bernabeu.