Sport

Sport

Gerrard mezi pret transferimin e Grezdës: Pres lajme të mira, transferimi i tij është afër

Publikuar më 01 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Eros Grezda është drejt transferimit tek gjiganti skocez, Glasgow Rangers.

Sipas medieve britanike, sulmuesi shqiptar i ka kaluar testet mjekësore tek Rangers, por vetëm priten disa detaje për tu zyrtarizuar marrëveshja.

Klubi skocez ka pranuar të paguajë dy milionë funte për transferimin e gjakovarit nga Osijeku.

E transferimit e Grezdës në klubin e tij mezi po e pret edhe legjenda angleze, Steven Gerrard që tani ka pozitën e trajnerit tek Rangers.

Ish-mesfushori i famshëm anglez ka thënë se transferimi i Grezdës është shumë afër të ndodhë.

"Është në rrugë të mirë për tu zyrtarizuar Grezda si futbollistë i yni. Po punohet në këtë pistë".

"Jam duke pritur lajme të mira nga ky transferim", ka thënë Gerrard.

Kujtojmë që Rangers pas tetë viteve mungesë ka arritur të rikthehet në grupet e Ligës së Evropës.