Sport

Sport

Zyrtare: Ronaldo i blenë 51 % aksione të klubit spanjoll

Publikuar më 03 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Legjenda brazilian e futbollit, Ronaldo, i ka blerë 51% të aksioneve të klubit spanjoll, Real Valladolidit.

Edhe pse tani Ronaldo e zotëron pjesën më të madhe të klubit, ai ka rënë dakord që Carlos Suarez të mbetet në pozitën e presidentit, ndërsa braziliani do ta marrë detyrën e presidentit të bordit dhe të drejtorëve, transmeton Gazeta Express.

"Ne dëshirojmë që të rritemi dhe të ecim përpara deri atje kur vullneti ynë të na dërgojë", ka thënë Ronaldo.

"Do ti përdori vetëm katër fjalë për t'i përshkruar politikat tona: Konkurrencë, transparencë, revolucion social.

"Marrëveshja është mbyllur të mërkurën", ka thënë Suarezi, presidenti aktual.

"Ronaldo i ka nën pronësi 51% të aksioneve të klubit. Në fund të muajit korrik filluam bisedimet me të".

Gjatë karrierës së tij si futbollist, Ronaldo i ka luajtur më shumë se 500 ndeshje zyrtare për klubet si PSV, Barcelona, Real Madridi dhe dy klubet nga Milano.

Ai i ka shënuar 62 gola për Kombëtaren e Brazilit, duke e fituar Kupën e Botës në vitin 1994 dhe në vitin 2002.