Sport

Sport

Kush do të fitojë "Topin e Artë" sipas Del Pieros

Publikuar më 03 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Alessandro Del Piero ka folur për fituesin e mundshëm të "Topit të Artë".

Gjatë programit "Sky Football Club", legjenda e Juventusit mendon se Lluka Modriq meritonte çmimin e lojtarit të vitit nga UEFA, ndërsa theksoi se kroati mund ta fitojë edhe "Topin e Artë" duke lënë duarbosh Cristiano Ronaldon.

"Diçka shkoi keq dhe ka krijuar këtë polemikë. Nëse Cristiano do të kishte thënë herët se nuk mund të shkonte për arsye personale në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, asgjë nuk do të kishte ndodhur", ka thënë Del Piero.

"Personalisht mendoj se Modriq e ka merituar çmimin e më të mirit. Ai ka fituar në Madrid dhe shkëlqeu me Kroacinë në Botërorin e Rusisë. Ka bëri diçka të jashtëzakonshme. Zakonisht, ai që e fiton këtë çmim, në fund të vitit bën të vetin edhe 'Topin e Artë'", përfundoi ai.