Sport

Sport

Tite: Brazili duke u rikuperuar nga Botërori që dhembi

Publikuar më 08 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Brazili është duke e tejkaluar shokimin e pësuar në Botërorin e Rusisë, u shpreh trajneri Tite pas fitores ndaj SHBA-ve me rezultat 2-0.

Tite tha se Brazili vazhdon të riaftësohet nga dështimi pas fitores ndaj kombëtares së SHBA-ve ku shënuan Neymar dhe Firmino.

Brazili ishin ndër favoritët për të fituar Botërorin e zhvilluar në qershor, por se nuk ja dolën ta bëjnë këtë.

"Ne po riaftësohemi nga dhimbja, frustrimi dhe eliminimi. Ka aspekt emocional".

"Kjo ishte ndjenja që ne kemi pasur kur kemi takuar futbollistët. Ndjej se duhet t'u japim më shumë mundësi Firminos, Douglas Costas dhe Fredit", deklaroi Tite.

Trajneri lëvdoi Neymarin për përkushtimin e tij për kombëtaren braziliane.