Sport

Sport

Simeone: Djali im kurrë nën drejtimin tim

Publikuar më 12 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Trajneri i njohur argjentinas, Diego Simeone, ka folur për formën e djalit të tij, Giovannit, duke thënë se ka cilësitë për të luajtur nën drejtimin e tij, por kjo nuk do të ndodh kurrë.

Sumuesi 23-vjeçar argjentinas, i cili shënoi golin e parë me kombëtaren e tij kundër Guatemalës, ka bërë edhe një fillim të mirë në Itali me klubin e tij, Fiorentina.

"Ai është një djalë që ka gjithçka, por për fat të keq unë kurrë nuk do të nënshkruaj më të".

"Asnjëherë nuk duhet të them kurrë, por është shumë e vështirë të kesh fëmijën në dhomën e veshjes, si për të dhe për marrëdhënien me të tjerët".

"Nëse në pesë apo gjashtë vjet ai bëhet një figurë më e rëndësishme, ne do të flasim për një situatë tjetër".

"Ndoshta ditën që nuk jam në Atletico Madrid, ai do të jetë në gjendje të vijë këtu", ka thënë Simeone.

Sulmuesi i Fiorentinës është njëri ndër më të rrezikshmit  në Serie A.