Sport

Sport

Entuziazmi i futbollit bartet në basketboll: Kosova kërkon fitore ndaj Maqedonisë

Publikuar më 13 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Pas entuziazmit që nxiti fitorja e përfaqësueses së Kosovës në futboll, e para në ndeshje zyrtare, radha është e basketbollistëve për "të ngrohur" zemrat e tifozëve.

Dhe, basketbollistët e Përfaqësueses së Kosovës janë të gatshëm e të motivuar për ciklin e ri - parakualifikimet për evropianin e vitit 2021. Për basketbollistët, fitoret nuk kanë munguar, madje as ndaj kundërshtares së radhës - Maqedonisë, transmeton Koha Ditore.

Ndeshja Kosovë - Maqedoni, luhet të enjten (sot, 20:30) në Pallatin e Rinisë e Sporteve në Prishtinë dhe i takon Grupit B parakualifikues, pjesë e të cilit është edhe Rumania.

Plejmejkeri i Kosovës, amerikani Scott Bamforth, beson në fitore. Ai pret që edhe këtë vit, sikurse vitin e shkuar, Kosova të triumfojë ndaj Maqedonisë.