Sport

Sport

Neville: Pogba mund të shkojë, Unitedi do të jetë mirë edhe pa të

Publikuar më 13 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Gary Neville beson se ish-klubi i tij, Manchester Unitedi duhet ta shesë Paul Pogban nëse ai nuk është i angazhuar plotësisht në fushë.

E ardhmja e francezit në Old Trafford është vënë në dyshim shkaku i marrëdhënies së përzier me Jose Mourinhon.

Barcelona dhe Juventusi kanë shprehur interesim për Pogban ndërsa Neville beson se Unitedi mund të funksionojë edhe pa të.

"Neville analisti do të thoshte për Pogban: 'Është i talentuar, por dua të shoh vazhdimësi të formës dhe lidership", ka thënë Neville për The Times.

"Si fans, të them sinqerisht, një pjesë e imja mendon se askush nuk është mbi klubin dhe nuk jam i interesuar për njerëzit që shikojnë herë majtas herë djathtas", ka shtuar ai.

"Prandaj Paul, nëse do të shkosh diku tjetër, do ta mundësojmë këtë sepse Manchester Unitedi do të jetë mirë, mos u mërzit për këtë".