Sport

Sport

Berlusconi i kthehet futbollit, në Serinë C

Publikuar më 29 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Një vit e gjysmë pas shitjes së "AC Milan" me të cilin kurorëzoi shumë fitore për gati 30 vite, ish-kryeministri italian, Silvio Berlusconi i rikthehet futbollit italian, por këtë herë e nis nga niveli më i ulët.

Ai bleu sot klubin e Serisë C të Monzës.

"Fininvest S.p.A. finalizoi sot blerjen me 100% të aksioneve të klubit "SS Monza 1912?, mund të lexohej në një komunikatë të kompanisë së familjes Berluskoni, ku thuhet se Adriano Galliani, i cili ishte krahu i tij i djathtë tek ''AC Milan'' u emërua menaxher i klubit.

Sipas disa mediave italiane, ky veprim financiar do t'i kushtojë midis vlerës 2,5 dhe 3 milionë euro "Fininvest".

Presidenti aktual i klubit, Nicola Colombo mbetet për momentin në detyrë dhe do të jetë pjesë e bordit të drejtorëve si Galliani dhe Paolo Berlusconi, vëllai i vogël i ish-presidentit të Milanit.