Sport

Sport

Barça takim me menaxherin e yllit të Interit

Publikuar më 30 Shtator 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

"Mundo Deportivo" bën të ditur se Barcelona është takuar me menaxherin e mbrojtësit të Interit, Milan Skriniar, për të diskutuar një transferim të mundshëm në janar.

Kjo nuk është hera e parë që për qendërmbrojtësin flitet se mund të largohet, pasi interesim të madh për të ka shprehur edhe Manchester United, transmeton KTV.

Sipas mediave spanjolle, Barcelona është në presion të madh tani pas lëndimit të Samuel Umtitit, dhe e ka bërë hapin e madh për ta marrë në ekip gjigantin e mbrojtjes "Nerazzurre".

Interi i harxhoi 27 milionë euro për ta transferuar sllovakun nga Sampdoria në vitin 2017, dhe tani çmimi i tij është rritur dukshëm. Skriniari është 23-vjeçar dhe kontrata i skadon në qershor të vitit 2022.