Sport

Sport

Maradona i thotë Messit: Pensionohu nga Argjentina

Publikuar më 01 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lionel Messi duhet të pensionohet nga Argjentina sipas legjendës së futbollit Diego Maradona.

Maradona ka thënë se do t'i thoshte Messit që të mos luajë më për Kombëtaren e Argjentinës, transmeton Gazeta Express.

Fituesi i Kupës së Botës në vitin 1986 mendon se golashënuesi më i mirë i Argjentinës duhet të pensionohet.

"Mos shko më", kështu iu përgjigje pyetjes Maradona për Messin.

"U-15 pësojnë humbje dhe faji i mbetet Messit. Ndeshja mes Racing dhe Boca Juniors luhet, Messi fajësohet. Gjithmonë faji mbetet i tij".

"Unë do t'i thosha që të mos shkojë më. Ta shohim nëse do të mbijetojnë pa të".