Sport

Sport

Kosova për herë të parë në Lojërat Olimpike Verore për të Rinj

Publikuar më 02 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Komiteti Olimpik i Kosovës ka prezantuar Ekipin Olimpik të Kosovës, i cili do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike Verore për të Rinj që mbahet në Buenos Aires të Argjentinës nga data 6 deri më 18 tetor.

Sportistët që do ta përfaqësojnë vendin tonë në garë të rëndësishëm sportive ndërkombëtare janë Erza Muminoviq në xhudo, Erdonis Maliqi në boks kategoria deri në 64 kilogramë, Muhamet Ramadani atletikë- hedhje e gjyles, Melisa Zhdrella not dhe Bleron Fetaovski peshëngritje në kategorinë deri në 77 kilogramë.

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi, në një konferencë për media uroi sportistët kosovarë me shpresën se që nga kjo garë të kthehen me medalje.

Presidenti i KOK-ut, Besim Hasani, tha se pjesëmarrja e Ekipit Olimpik të Kosovës në Buenos Aires është një ngjarje historike dhe  pret nga sportistët kosovarë të japin maksimumin.

Sportisti Erdonis Maliqi, i cili do të konkurrojë në boks, tha se shpreson që do t'i sjellë medalje Kosovës.

Ndërsa, Melisa Zhdrella, e cila do ta përfaqësojë Kosovën në disiplinën e notit, tha se pavarësisht që në Kosovë nuk kanë kushte të përshtatshme për këtë lloj sporti, do të përpiqet të japë maksimumin.

Ndryshe, në qershor të këtij viti, Erza Muminoviq u shpall kampione e Evropës për kadete në xhudo në Sarajevë. Kjo medalje, njëherësh afirmoi pjesëmarrjen e saj në Lojërat Olimpike për të Rinj.