Sport

Sport

Kastrati i lumtur që do të vesh fanellën e Kosovës, premton maksimumin

Publikuar më 10 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Lirim Kastrati është një nga të ftuarit e trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes për ndeshjet me Maltën dhe Ishujt Faroe.

Kastrati tashmë ka zhvilluar seancën e parë stërvitore me Kombëtaren tonë. Ai thotë se ndihet i lumtur që më në fund ëndrra e tij për të veshur fanellën e Kosovës u bë realitet.

Ai ka premtuar maksimumin në përballje me maltezët dhe Ishujt Faroe.

“Ishte ëndërr e imja që të luaja për Kombëtaren A dhe kjo u bë realitet. Me kanë pritur jashtëzakonisht mirë. Unë do të përpiqem të jap maksimumin tim nëse do të vendos përzgjedhësi që të me inkuadrojë dhe nuk është me rëndësi se nga cila minutë fillojë”, ka thënë Kastrati.

Kombëtarja e Kosovës sot do të mbajë stërvitje e radhës në orën 18.00.