Sport

Sport

Gjakova në finale, Kosova siguron medaljen e katërt në Abu Dhabi

Publikuar më 28 Tetor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Akil Gjakova ka kaluar në finalen e kategorisë deri 73 kilogramë në turneun e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.

Xhudisti kosovar mposhti rusin Musa Mogushkov në gjysmëfinale, për t'ia siguruar Kosovës medaljen e katërt nga ky turne.

Lasha Shavdatuashvili nga Gjeorgjia do të jetë rivali i Gjakovës në finale.

Në ditën e parë të turneut, Kosova fitoi tri medalje, një të artë nga Nora Gjakova dhe dy të argjendta nga Majlinda Kelmendi dhe Distria Krasniqi.