Sport

Sport

Di Maria vazhdon kontratën me Paris Saint-Germain

Publikuar më 01 Nëntor 2018

Artikuj të ngjashëm

Shiko arkivën e lajmeve

Është arritur marrëveshja mes dy palëve për vazhdimin e bashkëpunimit. Angel Di Maria te Paris Saint-Germain deri në vitin 2021.

Këtë lajm e ka bërë të ditur faqja zyrtare e klubit francez që ka njoftuar për rinovimin me futbollistin argjentinas.

Kontrata e vjetër e 30-vjeçarit me PSG-në skadonte në fund të këtij stinori, por drejtuesit e klubit duan ta mbajnë atë për të paktën edhe tri vite në Parc des Princes.

Di Maria i është bashkuar Parisit në vitin 2015 nga Manchester United.